Pasi Kombet e Bashkuara miratuan Rezulutën për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se njohja është një hap kyç drejt pajtimit dhe luftimit të mohimit të gjenocidit.
Presidentja Osmani ka kujtuar edhe fjalët e një fëmije që ka pyetur nënën e tij, “Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?”