Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një foshnje në Istog, që ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, raporton Express.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM I VDEKJES – Fsh. Rakosh, Istog 23.05.2024 – 07:45. Në QKMF është sjellë pa shenja jete një foshnje e moshës rreth një muaj e gjysmë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.