Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ka vdekur kirurgu Hysen Mazrekaj.
“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e Dr. Hysen Mazrekaj – Kirurgut të mirënjohur që për dekada ka shërbyer për pacientët e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.”
Në njoftim thuhet se mbledhja komemorative për të ndjerin mbahet nesër në ora 12:00 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
“Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mazrekaj!”