Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Vuçiq nuk e përballon rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Vuçiq nuk e përballon rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë

Sot Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar pro rezolutës e cila e njeh gjenocidin serb në Srebrenicë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u mundua që përmes propagandës të parandalojë votimin në OKB, por nuk ia doli dot pasi rezoluta u miratua me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenuan.

Në disa video që janë publikuar shihet presidenti i Serbisë, duke e shfaqur nervozizmin e tij në këtë mbledhje

Ai në një moment shihet i mbështjellë me flamuj të shtetit serb gjersa e ngushëllon ministri i Jashtëm, Marko Gjuriq.

Kujtojmë se 8372 persona janë vrarë vetëm gjatë disa ditëve të korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë. Numri i viktimave në Bosnje ka qenë shumë më i madh – mbi 100 mijë të vrarë.

Ndryshe, krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007.