Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Presidentja e Sllovenisë pritet me ceremoni shtetërore nga Bajram Begaj

Presidentja e Sllovenisë pritet me ceremoni shtetërore nga Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme homologen e tij sllovene, Nataša Pirc Musar në cermoninë zyrtare të mirëseardhjes në Presidencë.

Presidentja sllovene po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesën e homologut shqiptar, Begaj.

Cermonia do të pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të Shqipërisë dhe Sllovenisë.

Begaj dhe presidentja sllovene, Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të Shqipërisë.