Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministri britanik i zbathur në tren, Sunak do të bisedojë me të

Ministri britanik i zbathur në tren, Sunak do të bisedojë me të

Ministri britanik i Çështjeve të Veteranëve, Johnny Mercer, u ka thënë njerëzve të “rriten” pasi një foto e tij i ulur zbathur në një tren për në Londër u bë virale në rrjetet sociale.

Fotoja u publikua fillimisht nga The Times dhe Mercer dyshohet se është fotografuar nga një prej pasagjerëve. Fotoja është realizuar më 6 maj, por vetëm ditët e fundit ka nisur të përhapet masivisht.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kritikuan ministrin për heqjen e këpucëve dhe çorapeve në transportin publik, por ai këmbëngul se nuk bëri asgjë të keqe.

“Kështu që një njeri i çuditshëm shkoi përreth dhe bëri një foto të laptopit tim ndërsa unë po lexoja e-mailet private. Këpucët dhe çorapet e mia ishin të zhveshura sepse sapo kisha kaluar me biçikletë nëpër Dartmoor në shi” tha Mercer.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik Rishi Sunak iu përgjigj pyetjes së një gazetari se nuk është në rregull t’i heqësh mbathjet në tren. Ai njoftoi se Sunak do të bisedonte me ministrin e tij për rastin.