Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia jep detaje për plagosjen në Pejë, të dyshuarit në kërkim

Policia jep detaje për plagosjen në Pejë, të dyshuarit në kërkim

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Pejë, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë nisur për në QKUK, raporton TV Arbëria.

Fadil Gashi, zëdhënësi për rajonin e Pejës, për TV Arbëria ka thënë se në rrugën Bekim Berisha në Pejë ka ndodhur plagosja rreth orës 21:25.

Gashi konfirmon se personat e lënduar janë nisur drejtë QKUK-së.

Policia po vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes dhe është në kërkim të të dyshuarve.