Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Plagosen dy persona në Prizren, policia jep detaje

Plagosen dy persona në Prizren, policia jep detaje

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit, raporton TV Arbëria.

Në incident ka mbetur i plagosur me mjete të forta dhe personi i dytë, ku pas rastit të dy personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Rastin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi.

“Sot me datë: 22.05.24 rreth orës 19:40, polica ka pranua informatë për një plagosje me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit”, tha Gashi.

“Personat e dyshuar janë të njohur për policinë e Kosovës dhe njesitet policore janë në kërkim të tyre”, njofton tutje Gashi.

Lidhur me rastin është njoftuar dhe prokurori i shtetit. /TV Arbëria