Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kosova, zyrtarisht në agjendën e AP të NATO-s, pritet të bëhet anëtare e asociuar

Kosova, zyrtarisht në agjendën e AP të NATO-s, pritet të bëhet anëtare e asociuar

Kosova zyrtarisht është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO, ku pritet të bëhet anëtare e asociuar e aleancës.

Në agjendën e publikuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s temë diskutimi do të jenë edhe sfidat në Ballkanin Perëndimor.

“Asambleja pritet të miratojë një reformë të thellë të partneriteteve dhe të vendosë për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës për t’u bërë anëtare të asociuara”, thuhet në agjendë, transmeton Klankosova.tv.

Përveç sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, temë diskutimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të jenë edhe strategjitë për të mbështetur partnerët e NATO-s.

“Këto diskutime do të nënvizojnë përkushtimin e Asamblesë për stabilitet në rajonet kyçe me interes strategjik, si dhe për nxitjen e dialogut më të gjerë mbi sfidat globale”, thuhet në njoftim.

Powered by WordPress