Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti në Dubravë të Istogut: Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri

Kurti në Dubravë të Istogut: Lavdi të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar të rënët në masakrën e Dubravës në Istog, raporton TV Arbëria.

“Ditën e filluam në Dubravë të Istogut. Përkujtuam 116 të burgosurit shqiptarë të vrarë mizorisht nga Serbia. Prej 19 deri më 24 maj 1999, nga rreth 980 të burgosur shqiptarë sa i kishin grumbulluar aty, 116 u vranë dhe një (Ukshin Hoti) u zhduk”, ka shkruar kryeministri.

“Republika e Kosovës, do të gjejë rrugë dhe mënyra, për të dëshmuar sërish e përsëri, sikur sot, sikur që e kemi bërë gjatë këtyre 25 viteve, për të vënë drejtësi dhe për të vërtetën aq të rëndësishme të historisë, të sakrificës dhe të qëndresës së popullit tonë.Sot e n’mot, për çdo vit, sa të jemi gjallë dhe ndër breza përgjithmonë!Lavdi të rënëve të masakrës së Dubravës dhe të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri!”, shkruan tutje Kurti. /TV Arbëria

Powered by WordPress