Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se djali i tij, Isa, mbushi 18 vjet.
Pacolli i uron djalit të tij gjitha të mirat e botës një jetë të gjatë dhe shumë dashuri.
Ai tutje shton se djali i tij është gjithmonë i urtë, i qetë dhe miqësor po ashtu cilëson se djali i tij Isa është zemërgjerë dhe shumë i sinqert.
Postimi i plotë i tij:
Sot djali im Isa mbush 18 vjet.
Ne, familja i urojmë Isës të gjitha të mirat e botës. Urojmë që të jetojë gjatë dhe i lumtur me të dashurit e tij. Gjithmonë i urtë, i qetë, miqësor me çdo kënd dhe ajo që është më e rëndësishme, i sinqertë dhe zemërgjerë. /Tv Arbëria