Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > 10 dëshmitarë më pak në rastin e krerëve të UÇK-së

10 dëshmitarë më pak në rastin e krerëve të UÇK-së

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar se nuk do të mbështetet më, në dëshminë e 10 dëshmitarëve, pas urdhrit nga Trupi Gjykues .

Gjithashtu ZPS-ja do ‘ti paraqesë deklaratat e 13 dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë.

“Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues të 21 shkurtit, ZPS-ja njoftoi sot, më 21 maj, se nuk do të mbështetet më në dëshmitë e dhjetë dëshmitarëve. Gjithashtu, ZPS-ja do t’i paraqesë deklaratat e 13 dëshmitarëve me shkrim në vend të dëshmive të drejtpërdrejta në gjykatë”, thuhet në njoftim.