Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Largohet opozita nga Komisioni për Arsim, shkak vonesat e deputetëve të pushtetit

Largohet opozita nga Komisioni për Arsim, shkak vonesat e deputetëve të pushtetit

Vonesat e deputetëve të pushtetit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ishin shkak i përplasjes së deputetëve të opozitës me ata të pozitës.

Fillimisht, deputetët e LDK-së dhe e AAK-së kërkuan sqarime nga ata të pushtetit për këto vonesa, por deputetja e LVV-së tha se arsye e kësaj vonese ishin angazhimet.

Por deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, e quajti të paedukatë.

“Pa edukatë, na vijmë e ju presim”, tha Reshitaj.

Kundër vonesave të tilla u shpreh edhe deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, e cila së bashku me deputeten e AAK-së Albena Reshitaj e lëshuan mbledhjen.