11:00 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arratisja e Sekiraqës, Kurti: Rastet e tilla nuk ngjajnë si rastësi – ky është dështim i sistemit të drejtësisë

Arratisja e Sekiraqës, Kurti: Rastet e tilla nuk ngjajnë si rastësi – ky është dështim i sistemit të drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, ka komentuar arratisjen e Enver Sekiraqës, të dënuarit për vrasjen e policit Triumf Riza.

Kurti ka thënë se arratisja e Sekiraqës është dështim i sistemit të drejtësisë.

“Në fundjavë kuptuam që njëri prej personave më famëkeq nga bota e krimit që javën e kaluar u dënua përfundimisht nga gjykata me 25 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës, është arratisur”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se të gjithë ata që e kanë njohur Triumfin e përshkruajnë njëzëri si profesionit të pashoq, i shkathtë në detyrë e shumë njerëzor me qytetarët.

“Triumfin e kam takuar edhe unë dhe e kam po këtë përshtypje. Arratisja e personit përgjegjës për vrasjen e tij, Enever Sekriaqës është dështim i sistemit tonë gjyqësor, që vazhdon të arratiset vet nga drejtësia”, tha Kurti.