Partitë politike nuk kanë arritur të dakordohen për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
Në një përgjigje për TV Arbëria nga PDK-ja, kanë thënë se në takimin e mbajtur mes kryeministrit Kurtit dhe Memli Krasniqit, janë dakorduar për shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje në fillim të muajit korrik.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti për TV Arbëria ka thënë se, kërkesat për shpërndarje të Kuvendit do të ketë atëherë kur do të sigurohen dy të tretat e votave në Kuvend.
“Sipas informatave të mia, marrë zyrtarisht nga Kryetari i Partisë dhe të proklamuara zyrtarisht pas takimit të përbashkët Kurti- Krasniqi, ka pasur dakordësi për ta shpërndarë Kuvendin dhe për të shkuar në zgjedhje në fillim të Korrikut. Kërkesa do të ketë për zgjedhje të parakohëshme dhe besoj që ato do të ndodhin atëherë kur do të ketë pajtueshmëri politike nga të gjithë ose kur ti kemi dy të tretat e votave për ta shpërnda Kuvendin, atëherë kur opozita ti ketë 61 vota për ta rrëzuar Qeverinë Kurti”, ka thënë Xhavit Haliti.
Haliti deklaroi se mënyra më e mirë për të shkuar në zgjedhje është që të jap dorëheqje kryeministri Kurti.
“Nëse Kurti jep dorëheqje, ose pas gjithë kërkesave për zgjedhje të reja, do ishte e pëlqyeshme dhe fer që Kurti, ta fusë në votëbesim Qeverinë. Mendoj se votëbesimi ose do i mundësonte Kurtit ta vazhdojë qeverisjen ose qeverija do binte. Si pasojë e kësaj do të duhej të formohej qeveri kalimtare me mandat tre deri gjashtë mujorë, e cila në tremujorin e parë do i miratonte dhe zbatonte të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel dhe ato të miratuara në Oher. Ndërsa në tremujorin e dytë do i përgatiste dhe organizonte zgjedhjet. Ky veprim do e rriste besimit dhe përkrahjen Euroatlantike ndajë Kosovës dhe do na hapeshin më shpejtë dyertë e integrimit EuroAtlantik”, tha Xhavit Haliti. /TV Arbëria
Lexo dhe: