Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Durmishi: Po punohet që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan

Durmishi: Po punohet që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan

Reshjet e shiut kanë bllokuar rrugën Prishtinë-Gjilan.

Këtë e ka bërë të ditur edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Pas reshjeve të shiut, në mëngjes është bllokuar rruga nga rrëshqitjet e dheut në fshatin Kishnicë. Ekipet janë duke punuar vazhdimisht që sa më parë të hapet për qarkullim rruga Prishtinë – Gjilan”, ka shkruar Durmishi në rrjetin social Facebook.