Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Biden dhe Trump qëndrime të forta lidhur me tarifat mbi mallrat kineze

Extra AL PVC

Qendrimi i fortë ndaj Kinës është një nga ato pak çështje për të cilën bien dakord si demokratët dhe republikanët, përfshirë Presidentin Joe Biden.

“Për vite me radhë qeveria kineze ka derdhur para publike në kompanitë kineze në disa degë të industrisë si në çelik, alumin, gjysmëpërçuesit, makinat elektrike, panelet diellore, industritë e së ardhmes”, thotë ai.

Dhe paraardhësi i tij, Donald Trump thotë: “Kina tani po na konkurron në mënyrë të pandershme”.

Si zoti Biden dhe zoti Trump thonë se duan të ndëshkojnë Kinën për praktikat tregtare që shkelin rregullat ndërkombëtare.

Këtë javë zoti Biden katërfishoi tarifat doganore për makinat elektrike, në 100 për qind, trefishoi tarifat për disa produkte alumini dhe çeliku në 25 për qind dhe dyfishoi tarifat për gjysmëpërçuesit duke i rritur në 50 për qind.

“Ne do të kundërpërgjemi ndaj mbikapacitetit të Kinës në këto industri. Dhe ne po bëjmë investime të mëdha në çelik dhe alumin të pastër amerikan”, deklaroi zoti Biden. Ai njoftoi masat pasi rishikoi politikat e zotit Trump.

Zoti Trump tha se: “Eshtë shumë vonë. Duhet ta kishin bërë këtë gjë me kohë. Por duhet ta bëjë këtë edhe për automjete të tjera dhe për shumë produkte të tjera”.

Përpara zgjedhjeve të nëntorit, dy kandidatët janë të prirur të theksojnë se nga politikat e tyre ndaj Pekinit do të përfitojnë punëtorët amerikanë.

Tarifat e gjera për importet kineze nga prodhimet e detit deri tek pajisjet elektronike u vendosën për herë të parë nga zoti Trump. Zoti Biden ka mbajtur disa prej tyre, duke synuar sektorë kyç si energjia e pastër.

Kjo është në përputhje me planin e tij për të rritur prodhimin e automjeteve elektrike vendase dhe teknologjive të tjera që synojnë të luftojnë ndryshimet klimatike dhe të mbizotërojnë industritë e prodhimit të teknologjisë së lartë.

Një tjetër dallim kyç është se Presidenti Biden harmonizon përpjekjet e tij me aleatët, duke përfshirë Grupin e Shtatë vendeve të industrializuara, G-7.

“Administrata Trump ishte mjaft e gatshme të përdorte tarifat për të siguruar marrëveshje më të mira. Ishte më pak e gatshme që të investonte në vend, të përpiqeshin të krijonin zinxhirë furnizimi alternativë. Dhe ata ndoshta ishte më pak e gatshme që të bashkëpunonte me aleatët për të ndërtuar ato zinxhirë furnizimi”, thotë Rachel Ziemba.

Zoti Trump thotë se qasja e tij më e gjerë e tarifave prej miliarda dollarësh është më e mirë, ndërsa zoti Biden thotë se masat ndaj disa sektorëve specifikë janë më efektive.

Sido që të jetë, Pekini premton kundërpërgjigje ndërsa votuesit amerikanë do të tregojnë preferencën e tyre në nëntor./VOA

spot_img

Të fundit

Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së,...

Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me...

“Ke publiku video të manipuluar, Albini në kerr me 1 kg suxhuk e me qebe”, Dibran Hoxha debaton ashpër me Mirenen, Valon Syla e...

Ilir Mirena e Dibran Hoxha diskutuan ashpër në Pressing në T7, për një video që Mirena e ka postuar për kryeministrin Albin Kurti. Pjesë nga...

Mehmetaj: Kërkesa për më shumë KFOR, kërkesë për më pak sovranitet në Kosovë

“Kërkesa për ma shumë KFOR është kërkesë për ma pak sovranitet të Kosovës si shtet”, kështu deklaroi analisti Lirim Mehmetaj për prezencën e trupave...

Matoshi aludon se Bajqinovci është lloç i vershimeve, nervozohet deputeti i VV’së

Përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, e analistit Halil Matoshi. Matoshi ka akuzuar indirekt Bajqinovcin se ka qenë pahiri në...