Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë e saj ndaj Xhesikës.
Ajo tha se Xhesika refuzoi t’i bëjë punët që iu caktuan dhe e quajti atë arrogante.
Këngëtarja u shpreh se po bën detyrën e saj si kryefermere dhe nuk e kupton sjelljen e fermeres.
“E vetmja që nuk bëri detyrat që iu caktuan ishte Xhesika. Unë bëra detyrat e saj. I kërkova të shtrojë tavolinën dhe ajo më quajti arrogante. Unë i caktova asaj një detyrë si kryefermere, nuk kisha qëllim tjetër. Nuk e di pse refuzoi të bëj detyrat e saj”, tregoi Baby G. /vizionplus