Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashin, pasi ekipi nga Suhareka u shpall kampion në Podujevë pas fitores 0-1 ndaj Llapit.
Batatina tha se gabimet që kanë ndodhur në Gjilan kanë ndikuar që Llapi të mos shpallet kampion, por tha se objektivi tash mbetet që Llapi të paraqitet sa më mirë në Evropë.
Ai më tej foli edhe për finalen e Kupës së Kosovës ku do të ndeshen Prishtina e Ballkani ku dhe nuk munguan deklaratat e tij të turpëshme kundër Malishevës.
“Mendoj që Prishtina e meriton Evropën, e jo një lagje si Malisheva”, tha ai.