Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Dita e muzeve në Korçë, sot hyrja falas dhe aktivitete të shumta

Dita e muzeve në Korçë, sot hyrja falas dhe aktivitete të shumta

Si çdo vit, në ditën ndërkombëtare të muzeve, edhe këtë 18 maj të gjitha muzetë në Korçë kanë hapur dyert për të pritur publikun e gjerë.

Për të gjithë vizitorët muzetë mbeten një prej aspekteve më të veçanta ku ata mund të shohin nga afër fondet e pasura që dëshmojnë trashëgiminë tonë historike e kulturore. Do risi dhe Johhny janë një çift britanik që ndërmorën një udhëtim të cilin e dëshironin prej 30 vitesh.

3 javë më parë ata arritën në Shqipëri dhe janë duke vizituar të gjitha sitet arkeologjike të vendit. Duke vlerësuar gjithçka që kanë gjetur në Shqipëri ata thonë se edhe qyteti i Korçës mbetet një prej destinacioneve që vlen të vizitohet.

“Zgjodhëm Shqipërinë sepse gati 30 vite më parë ne vizituam Jugosllavinë dhe nuk mundëm të shihnim Shqipërinë sepse ishte e mbyllur. Jemi të interesuar për prehistorinë, antikiteti ndaj tani po shohim muzeun Arkeologjik. Do të shkojmë edhe në Malin e Zi por aty do të qëndrojmë shumë pak”, tha një vizitore.

“Jemi të interesuar për sitet arkeologjike. Kishim qenë në Greqi shumë herë ndaj zgjodhëm Shqipërinë. Kemi vizituar Amfiteatrin e Durrësit, Apoloninë, Butrintin, Amantian, rreth 9-10 site arkeologjike. Ajo që bën përshtypje është se janë vende shumë të qeta dhe ne kemi marrë të gjithë kohën e nevojshme për ti shijuar ato. E gjithë Shqipëria është shumë e bukur”, u shpreh një tjetër.

Rritja e numrit të turistëve që zgjedhin qytetin e Korçës reflektohet edhe tek shifrat në rritje të vizitave në muze. Sipas të dhenave Muzeu Arkeologjik i Korçës prej fillimit të muajit maj ka pritur më shumë se 200 vizitorë të huaj që vijnë kryesisht nga Evropa por nuk mungojnë as ata nga kontinentet e tjerë

Përveç Muzeut Arkeologjik nuk kanë munguar as vizitorët ne muzete e tjerë të Korçës./TopChannel

Powered by WordPress