Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se numër i madh i qytetarëve po e lëshojnë vendin. Sipas saj rreth 173 persona në ditë po e lëshojnë vendin. “Rreth 173 persona mesatarisht në ditë e lëshojnë Republikën e Kosovës, 170-173.
A e kuptoni që unë e kam vajzën katër vjeç, nuk po e di, kur i bën ajo 13 vjet a kanë me mbetë 700 mijë veta në këtë vend a jo?”, ka thënë ajo në emisionin Pressing në T7.
Ajo ka thënë tutje se nga vendi po largohen njerëzit më të mirë.
“Njerëzit më të mirë janë tu na dalë, njerëzit më të mençën janë tu na dalë. Me kend dojmë me e mbajtë këtë shtet sot pesë vjet, sot dhjetë vjet?”, ka deklaruar ajo.