Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Si e dëmtoi pozicionin e Kosovës lufta në Ukrainë?

Si e dëmtoi pozicionin e Kosovës lufta në Ukrainë?

Shkruan: Afrim Kasolli

Me shpërthimin e luftës në Ukrainë ishte shpresuar se në masë të madhe do te përfitonte edhe Kosova ne aspektin ndërkombëtar.

Mendohej se për shkak te lidhjeve simbiotike politike ndërmjet Rusisë me Serbinë, presioni ndërkombëtar do të fokusohej kryesisht ndaj kësaj të fundit. Dhe në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohej në Bruksel, Beogradi do të gjendej para dilemës vrastare merre ose leje (take it or leave it).

Madje, duke u nisur nga ky kalkulim strategjik, përfaqësuesit e politikës zyrtare të Kosovës, si presidentja Vjosa Osmani, apo kryeministri Albin Kurti, nuk linin rast pa e vënë në pah orientimin pro-putinist të presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Ta definonin atë si instrument të interesave ruse në Ballkanin Perëndimor dhe t’i tregonin botës demokratike për rrezikun që ai paraqet për sigurinë, paqen dhe stabilitetin gjeopolitike në këtë rajon të Evropës.

Shpeshherë, krijohej përshtypja se këta të dy po rivalizonin ndërmjet vete se cili do ta dekonspironte më mirë dhe më duhur, rolin, misionin dhe funksiononin e fshehur para diplomatëve perëndimorë të liderit serb. Dhe në këtë mënyrë Kosova të përfitonte sa hap e mbyll sytë kundër shtetit me autokratik në rajon. Po ashtu, nuk harronin të shprehnin solidaritetin e pa kusht me luftën mbrojtëse ukrainase kundër agresionit brutal rus.

Por asgjë nuk i ndihmuar më shumë Serbisë dhe dëmtuar Kosovën se sa kjo luftë. Serbia që nga fillimi i saj, edhe pse nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, e ka përkrahur integritetin territorial të Ukrainës. Për më shumë sipas shumë mediave perëndimorë, ajo kohë pas kohe e ka furnizuar edhe me armatim ushtrinë ukrainase. Ndërkohë, ajo që më së shumti qe e intersuar bashkësia ndërkombëtare, pas pushtimit brutal të Ukrainës, ishte shmangia me çdo kusht e një vatre të re të tensioneve dhe konflikteve në zona tjera të nxehta gjeopolitike. Sepse ky skenar i shkonte për shtati vetëm Putinit, me qëllim që të zhvendosej dhe shpërqendrohej vëmendja e opinionit publik ndërkombëtar në këto zona tjera. Ashtu edhe sic ndodhi, bie fjala sikur se rastin e sulmit terrorist te organizatës militante palestineze të Hamasit, me 7 tetor të vitit të kaluar mbi shtetin e Izrealit, ku u vranë më shumë se 1000 qytetarë izraelitë dhe qindra të tjerë u kindapuan. Akt ky, që e nxiti regimin e shtetit të Izrealit në Rripin e Gazes, në një luftë, fundi i së cilës nuk po shihet askund në horizont.

Në këtë kontekst, një faktor tjetër që i ka ndihmuar tej mase presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ishte pikërisht premtimi i tij para burrshtetaseve dhe diplomatëve ndërkombëtarë, se ai do ta mbajë larg Serbinë nga çdo spirale e dhunës rajonale, duke nënkuptuar këtu Bosnjën dhe Kosovën. Dhe perfitimi i parë nga ky premtim i tij ishte zbehja e presionit ndërkombëtar në dilogun me Kosovën. Askush më nuk fliste për njohje reciprioke si qëllim i dialogut, por vetëm për normalizim të raporteve dhe themelim urgjent të Asocacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërkaq, ne anën tjetër disa aksione të shtetit të Kosovës në pjesën veriore, sikur se vendimi për ndalimin e targave, shpërfillja e kërkesave amerikane për shtyrje të tij, ai i instalimit të kryetarëve shqiptarë me njësi speciale në objektet komunale në katër komunat me shumicë serbe, mos përfillja e keshillave amerikane për mbajtje të zgjedhjeve të reja me anë të dorëheqjes së tyre, e deri te ndalimi i qarkullimit të dinarit në vendbanimet e banuara me serbë, vetëm sa e krijuan edhe më shumë percpecionin se Kosova po i kontribuon acarimit të tensioneve etnike. Madje, kjo duket që te jetë edhe arsyeja që Serbia ia doli ta kalojë pa pasoja edhe sulmin paramilitar të orekstruar nga territori i saj, mbi shtetin e Kosovës me 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Është mbase ky mos lexim i duhur i situatës nga perfaqesuesit e shtetit të Kosovës, që ka ndikuar që vendi ynë sot te ndodhet nën masa sanksionuese e nën presion ndërkombëtar. Dhe në këtë mënyrë të shihet si nje shtet mos besues në sytë e komunitetit euro-atlantik etj etj. Prandaj, edhe dështimi për t’u antaresuar në Këshilli e Evropës, nuk mund të shihet jashtë këtij konteksti.

Kurse vizita e fundit e ministrit të jashtëm të Ukrainës pikërisht në Beograd, dëshmon se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti nuk kanë arritur ta bindin as shtetin që po lufton drejtpërdrejt kundër Rusisë, se Vuqici është aleati më besnik i Putinit./tvarberia/

Powered by WordPress