Hapa konkretë për Asociacionin në lidhje me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, kanë kërkuar Franca, Gjermania e Italia. Hap konkret ishte dërgimi në Kushtetueses i draftstatutit të përpiluar nga evropianët, por u quajt absurde nga kryeministri Albin Kurti, e refuzua – dhe Kosova dështoi të anëtarësohet në këtë organizatë.
E kjo sipas profesorit shqiptar nga Parisi, Nezir Kraki, është një kurth për Kosovën dhe është “një thikë në shpinën e Kosovës”.
“E dëshmoj qasjen totalisht destruktive dhe kundër produktive të faktori ndërkombëtarë me përgdheljen me çdo çmim dhe pa asnjë hezitim Serbisë. Këta janë pajtuar aj me kërkesën e Serbisë që ti japin më shumë kohë asaj. Jo ta shtyjnë Kosovën për ma vonë por t’i japin më shumë kohë Serbisë.
Sepse kjo koha për Serbinë se do të ri definojnë pozicionin e saj strategjik, gjë që nuk do të ndodhë, dhe Serbia ka arritur të gjithë diplomatët që janë marrë këto dy vitet e fundit me Kosovën, këtë lajt motiv e kanë pas; që Serbisë mos t’ia ngushtojnë fortë punën se po an bëhet me keq situa me të….
Ky kurth i disa vendeve aleate tonat fatkeqësisht është një lloje thikë në shpinën e Kosovës dhe në vetë planin franko-gjerman. I cili normalisht në pikat 2 dhe 3 që Serbisë i kërkohet të mot ë pengojë Kosovë të anëtarësohet dhe dalin këta dhe bëjnë punën e Serbisë, e pengojnë Kosovën të pengohet… i kërkoj të Të marr vendime unilaterale siç e ka bërë prej 2011 që i përgjigjen kërkesave të Serbisë”, ka thënë Kraki, përmes një lidhje direkte nga Parisi në “FIVE” të Dukagjinit.
Sipas Krakit, Qeveria e Kosovës ka plotësuar kushtet dhe nuk është fajtore për këtë dështim.
“Qeveria e Kosovës e ka trajtuar këtë proces në momentin kur e ka validuar vendim për tokat e Manastirit, ai ka qenë kushti i cili është përmend që moti. Dhe ai kusht u kapërcye dhe u përshëndet nga të gjitha… dhe në raportin e Bakoyannis theksohet se nuk ka më asnjë kush dhe nuk ka më si të mos anëtarësohet Kosova”, ka shtura Kraki.
Kujtojmë se Kosova ka dështuar të jetë pjesë e agjendës së kësaj mbledhjeje në Strasburg, për shkak të refuzimit nga Qeveria e Kosovës të kërkesave të Gjermanisë, Francës e Italisë që të bëhen hapa konkretë për Asociacionin.
Ndërsa, gjatë ditës, kryesuesja e deritanishme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Dominique Hasler, ka bërë të ditur se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë. /RTV Dukagjini