Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë t’iu sigurohet transporti për punë

Extra AL PVC

Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.

Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.

Zeqiri: Për zyrtarët me aftësi të veçanta kërkojmë transport dhe punë online

“Propozimi i parë ka qenë sigurimi i transportit të zyrtarëve me nevoja të veçanta nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe propozimi i dytë, është të ju lejohet zyrtarëve me aftësi të veçanta të punojnë edhe nga shtëpia së paku 3 ditë në javë. Sa i përket propozimit të parë është t’iu sigurohet transporti për shkak të mungesës së qasjes ku kemi shume raste, ankesa të këtyre zyrtarëve përkundër faktit që pranohen në shumë punë…për shkak të transportit ata detyrohen t’i lënë këto punë për shkak të vështirësive që kanë”, tha Zeqiri.

Për Zeqirin është e rëndësishme edhe mundësimi i punës online për këta zyrtarë, sipas tij kërkesa e këtij grupi është të mundësohet puna nga shtëpia së paku për tri ditë.

Zeqiri: Për zyrtarët me nevoja të veçanta të lejohet së paku 3 ditë të javës të punojnë online nga shtëpia

“Sa i përket pikës së dytë puna online nga shtëpia kemi shumë raste kur shumë zyrtarë kanë shumë vështirësi për të qëndruar në zyrat e tyre nga 8 orë ditën… të lejohet së paku tri ditë të javës të punojnë online nga shtëpia”, ka thënë ai.

Ndërsa, Enver Bajqinca nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), theksoi se kërkesa e tyre lidhet me mos përfshirjen e ARKEP-it në këtë projektligj.

Bajqinca: Të hiqet edhe ARKEP-i prej kësaj hapësire së fushëveprimit të këtij ligji

“T’i mundësohet ARKEP-it që të kryej funksionin e vet siç e ka të përcaktuar me ligjin për komunikime elektronike. Ligji e thotë që ARKEP-i do të jetë i pavarur edhe financiarisht, por edhe me burime njerëzore….Të hiqet edhe ARKEP-i prej kësaj hapësirë së fushëveprimit të këtij ligji”, është shprehur Bajqinca.

Ndërkaq sa i përket vërejtjeve, këshilltari ligjor për të drejtat e njeriut, Argjend Rubi ka paraqitur vërejtje drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme që sipas tij nuk ka dhënë informacione të detajuara për këtë Projektligj.

Rubi: Vërejtje MPB-së që nuk e ka shpërndarë Projektligjin në platformën e saj

“Ne kemi një vërejtje që Ministria Punëve të Brendshme nuk e ka shpërndarë Projektligjin. Ne nuk kemi mundur të vërejmë në platformën për konsultime publike që ligji ka dalë aty ose të paktën ministria nuk ka dhënë një sqarim për të devijuar prej procedurës e cila ndoshta nuk ka dashur ta trajtojë më urgjentisht”, ka potencuar Rubi.

Ky dëgjim publik është organizuar për marrjen e vërejtjeve, sugjerimeve, propozime, rekomandime për amendamentimin e këtij projektligji.

spot_img

Të fundit

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Alarm për bombë, avioni i nisur nga Varshava bën ulje emergjente në Podgoricë

Një aeroplan i një kompanie polake ka bërë pasditen e sotme ulje emergjente në aeroportin e Podgoricës, pasi kapiteni raportoi se kishte informacion se...

“Kush je ti që e përfaqëson komunitetin LGBT – pajtohna edhe me Burdushin”, Valon Syla i reagon ashpër Klinakut

Abdullah Klinaku politikan e pyeti analistin Valon Syla “kush je ti që e përfaqëson LGBT-në”, në Pressing në T7. Pjesë nga debati mes tyre: Klinaku: Ju...

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, bashkëshortja e njërit të akuzuar thotë se nga mediat ka kuptuar për zhdukjen e tij

Bashkëshortja e të akuzuarit, Jeton Vllasaliu, në cilësinë e dëshmitares, Nadire Gashi, deklaroi se për zhdukjen e tani të ndjerit Bedri Rexhepi kishte kuptuar...