Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike, largohen terrasat e lokaleve në afërsi të Pallatit të Rinisë

Inspektorati aksion për lirimin e hapësirave publike, largohen terrasat e lokaleve në afërsi të Pallatit të Rinisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike.

Rama ka bërë me dije se po lirohen hapësirat që janë zënë me terrasat e lokaleve, në qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë”.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike! Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon me lirimin e hapësirave publike të cilat ishin nxënë dhe po shfrytëzoheshin si pjesë (terrasa) të lokaleve. Këto ditë një e tillë është duke u larguar në zonën qendër në afërsi të “Pallatit të Rinisë””, ka shkruar Rama.