Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka shpërndarë postimin e Richard Grenell, ish-emisarit presidencial të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, lidhur me përgjigjen që Franca, Gjermania dhe Italia i kthyen Kryeministrit Albin Kurti, derisa me ironi ka thënë se qeveria gjermane më në fund ka arritur të fitojë respektin e tij, raporton Express.
Ai e ka quajtur Grenellin si “ekstremist i Trumpit”.
“Përgëzime qeverisë gjermane! Ajo më në fund ka arritur të fitojë duartrokitjet dhe respektin e dobët të ekstremistit Trump, Richard Grenell në politikën e saj për Kosovën! Çfarë përparimi!”, ka shkruar eurodeputeti gjerman.
Grenell bëri dje në postim ku iu gëzua përgjigjes që tre liderët evropianë, kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni i dërguan kryeministrit Kurti për t’ia bërë të qartë që e mbështesin draft-statutin për Asociacionin nga Lajçaku, duke thënë se “europianët më në fund po e përqafojnë politikën e Trump për Kosovën”.