Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çfarë ka ndodhur më 17 maj ndër vite

Çfarë ka ndodhur më 17 maj ndër vite

Datat e rëndësishme të ngjarjeve ndër vite, pasqyrojnë histori në të cilën, gjeneratat e reja mësojnë për realitetin e ndodhur përgjatë viteve. Ne kemi zgjedhur disa nga datat që kanë lënë shenjë në histori.

17 maji është dita e 137-të në Kalendarin Gregorian.

Këtë vit, kjo ditë shënon në ditën e mërkurë.

Më poshtë do të lexoni disa ngjarje të cilat bënë histori, ngjarje që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1521- Duka i Buckingham,George Boleyn, u ekzekutua për tradhti.

1792 – Krijohet Bursa e Nju-Jorkut (NYSE). 24 aksionarë u mblodhën në hijen e një peme për të rregulluar çmimet e mallrave dhe këmbimin e letrave me vlerë.

1805- Muhammad Ali u bë ‘Wali’ i Egjiptit.

1902 – Arkeologu grek Valerio Stais zbulon mekanizmin e Antikitherës, një kompjuter i lashtë mekanik analog.

1932 – Kongresi amerikan ndryshon emrin e ishullit nga ‘Porto Rico’ në “Puerto Rico”.

1961 – SHBA-Kubë; Fidel Kastro ofron për të shkëmbyer të burgosurit e “Gjirit të Derrave” me 500 buldozerë. Personat ishin kapur gjatë operacionit katastrofë të “Gjirit të Derrave” në Kubë më 17 prill 1961 i kryer nga një grup klandestin i financuar pjesërisht nga qeveria e SHBA-së.

1994- Malawi, mban zgjedhjet e para multi-partiake.

1994 – Ukshin Hoti dënohet me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.

2010 – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara debaton në New York raportin tremujor (16 dhjetor 2009- 15 mars 2010) të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon mbi zhvillimet në Kosovë, me ç’rast Moon përsërit thirrjen drejtuar Prishtinës dhe Beogradit që të bisedojnë për çështje praktike, dhe kërkon nga autoritetet kosovare të jenë të kujdesshme në zbatimin e strategjisë për integrimin e veriut

2014- Aksident ajror në Laos, vriten 17 persona.