Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hamiti: Qeveria Kurti është qeveri diletantësh, letra e Gërvallës nxjerr në pah hipokrizinë dhe jokompetencën

Hamiti: Qeveria Kurti është qeveri diletantësh, letra e Gërvallës nxjerr në pah hipokrizinë dhe jokompetencën

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, Qeverinë Kurti e ka quajtur qeveri diletantesh.

Ai ka vlerësuar se pasojat e kësaj qeveria po u vuan shteti i Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se letra e ministres Gërvalla për presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e nxjerr në pah hipokrizinë dhe jokompetencën e kësaj qeverie.

“Qeveria e Vetëvendosjes është qeveri diletantësh, pasojat e së cilës po i vuan shteti i Kosovës, të gjithë qytetarët e këtij vendi, si ata që e kanë votuar këtë kastë të papërgjegjshme e të padijshme, ashtu edhe ata që nuk e kanë votuar. Letra e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Jashtme Gërvalla-Schwarz që ia ka dërguar kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës është dëshmia më e re, nga një vistër të tjerash, që e nxjerr në pah hipokrizinë dhe jokompetencën e Qeverisë së Albin Kurtit me shokë e shoqe”, ka shkruar ai.

Hamiti ia ka rikujtuar Gërvalla disa qëndrime të mëhershme rreth Asociacionit.

“Thoshin “Zajednica nuk kalon”, thoshte Schwarzi se Asociacioni ka vdekur, tash po thotë se Qeveria e Kosovës po e përgatit dhe do ta çojë draft-Statutin e Asociacionit të ringjallur në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës para fundit të majit të viti 2024!”, ka shkruar Hamiti.