Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Zelensky: Situata ushtarake në Kharkiv, jashtëzakonisht e vështirë

Zelensky: Situata ushtarake në Kharkiv, jashtëzakonisht e vështirë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se situata ushtarake në rajonin verilindor të Kharkiv ishte “jashtëzakonisht e vështirë”, por ende “nën kontroll”.

Kjo deklaratë erdhi pas një takimi me shefat e tij ushtarakë pranë vijës së frontit.

“Situata në rajonin e Kharkiv është përgjithësisht nën kontroll dhe ushtarët tanë po i shkaktojnë humbje të konsiderueshme okupatorit. Megjithatë, zona mbetet jashtëzakonisht e vështirë,” tha ai.

Qyteti i Kharkivit ndodhet rreth 30 kilometra larg nga kufiri rus.