Seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, e cila ishte caktuar të mbahej sot, është shtyrë, raporton TV Arbëria.
Seanca është shtyrë për 14 maj, kjo me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarve.
Dardan Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Arbër Sejdiu me 15 vjet burgim, të cilët akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit më 22 gusht të vitit 2021 në Ferizaj.
Rasti është kthyer në rigjikim nga Gjykata e Apelit. /TV Arbëria