Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Memli Krasniqi: Fatkeqësisht do të kemi dështim për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Memli Krasniqi: Fatkeqësisht do të kemi dështim për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryetari i PDK-së, Memeli Krasniqi, ka thënë se qëndrimi i kësaj partie për zgjedhje tashmë është i qartë që nga vera e vitit të kaluar, raporton TV Arbëria.

Krasniqi i ftuar në Debat Plus në TV Dukagjini, tha se shkuarja në zgjedhje është kërkesë e kahmotshme e PDK-së.

“Sa më përket mua personalisht dhe Partisë Demokratike të Kosovës, ne besojmë që kosova do duhej të shkonte në zgjedhje që nga vera e vitit të kaluar, pra ne kemi pasur një qëndrim zyrtar, që kërkojmë shkuarjen sa më parë në zgjedhje, rikthimin tek qytetarët për të rimarrë besoimin e tyre, sepse konsiderojmë se asgjë nga premtimet dhe gjitha ato programet që ka premtuar zotëri Kurti nuk janë realizuar, një gjë e tillë ka vazhduar në mënyrë konsistente, dhe pra është kërkesë e jona dhe e kahmotshme edhe e tashme, por padyshim besojmë se zgjedhjet e parakohshme e kanë një kuptim nëse mbahen në një periudhë të caktuar para zgjedhjeve të rregullta”, tha Krasniqi.

Ai tutje deklaroi se ka shumë arsye për të shkuar vendi në zgjedhje, dhe se sipas tij Kosova do të dështojë të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

“Zgjedhjet nuk i shohim si qëllim në vetvete, Kosova sot është n’agoni, Kosova është më keq se sa ka qenë në shumë fusha, ne sot e kemi një ekonomi të stagnume, kemi sektorin privat që po ballafaqohet me kriza e sfida që nuk i ka pasur në të kaluarën, mbi të gjitha mirëqenia e qytetarëve është e cënuar, kemi paga e pensione të ulta që nuk u mjaftojnë familjeve për ta lidhur muajin me muaj, në arsim, pastaj politika e jashtme kemi masa e sanksione ndërkombëtare, sipas të gjitha gjasave do të kemi dështim për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pra ka shumë arsye që unë besoj është e drejtë që të kthehemi tek qytetarët e t’i pyesim ata çka menjojnë”, deklaroi Krasniqi. /TV Arbëria

Powered by WordPress