Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ish-kandidati për Kryetar të Gjilanit i bashkohet AAK-së

Ish-kandidati për Kryetar të Gjilanit i bashkohet AAK-së

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Lulzim Behxheti i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Në zgjedhjet e fundit komunale ishte kandidat i pavarur për kryetar të Gjilanit. Nga sot, Lulzimi ka vendosur që angazhimin e tij për vendin ta japë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke iu bashkuar vizionit tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht”, ka shkruar Haradinaj.

Skruan tutje kryetari i AKK-së, “Eksperienca e tij e suksesshme profesionale e ka frymëzuar të shkojë edhe më tej në botën e biznesit, duke arritur sukses të shkëlqyer. Ai ka kohë që përvojën e tij e ka vënë në shërbim të Atdheut”.

Postimi i plotë: