Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > PDK-ja merr vendim t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare/ Analisti: Nuk ua ka pas borxh populli i Kosovës këtë poshtërsi

PDK-ja merr vendim t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare/ Analisti: Nuk ua ka pas borxh populli i Kosovës këtë poshtërsi

Gazetari dhe analisti politik, Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, raporton TV Arbëria.

Analisti Mehmetaj, ka thënë se ky është hapi i parë drejt nënshtrmit përfundimtar.

“Urime hapat e parë drejt nënshtrimit përfundimtar.
Qysh tha Memli Krasniqi, s’kemi bisedu për agjendë legjislative po për nevojën urgjente për zgjedhje.
Deri në fund të zgjedhjeve edhe disa koncesione të tjera drejt rehabilitimit të plotë të qeverisë kriminale të Albin Kurtit.
Në fund, pasi të merr çka ka pas me marr, ju thotë prapë “shkoni se po iu kërkon Vuçiç-i””, ka shkruar Mehmetaj.

Ai tutje ka thënë se populli i Kosovës nuk ua pati borxh këtë poshtërsi PDK-së.

“Nuk ua ka pas borxh populli i Kosovës këtë poshtërsi”, ka shkruar analisti.

“Edhe mos guxoni me dal me u arsyetu se këtë e bëtë “për të mirën e Kosovës” se pastaj i bie që deri më tani paski qenë t’u punu “për të keqën e Kosovës” kur nuk i keni votu”, përfundon Mehmetaj. /TV Arbëria

Powered by WordPress