SHBA po rrit tarifat për automjetet elektrike nga Kina nga 25 për qind në 100 për qind, tha Shtëpia e Bardhë dje, pas një sërë masash të ashpra nga administrata Joe Biden për të kufizuar importet nga vendi.
Tarifat e reja do të zbatohen jo vetëm për automjetet elektrike, por edhe për bateritë dhe panelet diellore, gjysmëpërçuesit, vinçat portualë dhe disa produkte mjekësore si maskat mbrojtëse.
“Njoftim është një reflektim i angazhimit të Presidentit Joe Biden për t’u kujdesur për punëtorët amerikanë.
Kur përballemi me mosrespektimin e rregullave të konkurrencës dhe praktikave të padrejta nga jashtë, presidenti do të përdorë gjithçka që ka në dispozicion për të mbrojtur punëtorët dhe industrinë amerikane”, shtoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.