Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

Nëse jeni duke provuar të humbni peshë, preferohet të mos e ndaloni konsumimin e kalorive në tërësi.

Ndalimi i konsumimit të kalorive luan rol kyç në humbje të peshës, por është e mundur të teprohet.

Dietat për humbje të peshës nuk duhet t’iu lënë të lodhur apo të sëmurë. Këto janë shenja se organizmi juaj nuk po i merr kaloritë e nevojshme për ta gëzuar një shëndet të mirë, dhe për ta bërë trupin gati për fitnes.

Sipas “National Heart, Lung, and Blood Institute Trusted Source”, një dietë e cila përmban 1.200 deri në 1.500 kalori në ditë është e përshtatshme për shumicën e grave të cilët provojnë të humbin kilogram në mënyrë të sigurt.

Ndërsa një dietë që përmban 1.500 deri në 1.800 kalori në ditë, është e nevojshme për të gjithë burrat që kërkojnë t’i largojnë kilogramët e tepruar.

Nëse jeni shumë aktiv ose nuk doni të humbni shumë peshë teksa mundoheni ta mbani trupin tuaj në formë, mund t’iu duhet të konsumoni më shumë kalori. Në këtë rast është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj, për të mësuar sa kalori iu nevojiten për stilin e preferuar të jetës dhe që t’i arrini qëllimet tuaja në fitnes.

Balancimi i ushqimeve vazhdon të jetë çelësi i suksesit për një trup të shëndetshëm.

Teksa e vendosni një mënyrë jetese aktive, ju mund ta zbuloni se cilat janë ushqimet që ju japin më shumë energji, dhe cilat kanë efekte negative për organizmin tuaj.

Në këtë rast është shumë me rëndësi të mësoni si ta dëgjoni trupin. Synoni ta përfshini mëngjesin në rutinën tuaj ditore. Zgjidhni të konsumoni karbohidrate komplekse, burime të dobëta të proteinave, yndyra të shëndetshme dhe shumëllojshmëri të gjera të frutave dhe perimeve.

Powered by WordPress