Sot në Kosovë na pret mot mjaft jo-stabil, me vranësira e reshje të herëpashershme, lokale shiu. Pasdite parashihen zhvillime të fuqishme vertikale që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Temperatura maksimale deri në 19 gradë Celsius.
Në Shqipëri më pak rrebeshe shiu. Parashihen vranësira e intervale kohore me diell, ndërsa pasdite vetëm në disa zona në veri, lindje e juglindje dhe jug parashihen rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokale nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe veri të Malit të Zi.