Vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, që refuzoi kërkesën e patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirie, për të marrë pjesë në fillimin ceremonial të kuvendit vjetor të Sinodës së Patriarkanës së Pejës më 13 maj, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, e sheh si mesazh të keq që përçohet në arenën ndërkombëtare nga Kosova.
Arsyetimi i MPJD-së se për refuzimin e kërkesës së patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe për të hyrë në Kosovë se “përderisa Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Brukselit, të mos lejojë vizitat e zyrtarëve tanë shtetërorë në Serbi… nuk do të lejohen vizitat as nga ana jonë”, është i i çuditshëm sipas Gjinit.
“Nëse Kosova dërgon mesazh se i pengon klerikët me ardhë edhe me kry obligime ose rituale fetare, mesazhi është shumë i keq. Aq më tepër, duke e pas parasysh se nuk mund me u jusitifiku me ndonjë përshkallëzim me ndonjë protestë, se mundet me pas rrethnat e tilla. Të cilat, i thu jo se kemi problem. Mriz më thënë se nuk po na i lënë zyrtarët e shteti e ne nuk po lejmë një klerik fetar, për besë mesazhi që del prej Kosovës është i çuditshëm dhe në moment të çuditshëm”, ka thënë Gjini në “Debat Plus”
Kujtojmë se me këtë vendim janë shprehur të shqetësuara edhe Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.