Krytari i Komunë së Malishevës, Ekrem Kastrati së bashku me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj vizituan nga afër projektin e Sheshit së bashku me parkingun nëntokësor.
Kastrati thekson se përkrahja e Limaj nuk ka munguar për asnjë moment, përkundrazi e cilëson si një motiv shtesë në ecurinë e punëve të mira në komunën e Malishevës.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me kryetarin Limaj, personalitetin më kontributdhënës, që përmes projekteve madhore i kanë dhënë zhvillim rrënjësor shtetit tonë.
Së bashku pamë nga afër punën e jashtëzakonshme që është duke u bërë në realizimin e projektit më të madh në gjithë historinë e zhvillimit të komunës sonë, projektin e Sheshit së bashku me parkingun nëntokësor.
Përkrahja kryetarit Limaj karshi politikave të qeverisjes sonë për asnjë moment nuk ka munguar, përkundrazi është një motiv shtesë në ecurinë e punëve të mira, në këtë epokë të rëndësishme të komunës sonë, Malishevës.