Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Juventusi po bën gati kontratën e re për Rabiotin

Juventusi po bën gati kontratën e re për Rabiotin

Juventusi ka filluar të planifikojë një kontratë të re për Adrien Rabiot pasi klubi nuk dëshiron që të përsëritet historia e vitit të kaluar.

Mesfushori ka rreth gjashtë javë të mbetura në kontratën e tij, duke qenë kështu e hapur mundësia që ai të largohet.

Ai ka vazhduar të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Massimiliano Allegrit, por e ardhmja e tij është ende e paqartë.

Vitin e kaluar, Rabiot ishte vetëm disa ditë larg largimit nga Juventusi para se të rinovonte edhe për një sezon, me kontratë në vlerë rreth 7.5 milionë euro neto në sezon, duke e bërë atë si një nga lojtarët më të paguar në skuadër.

Drejtori sportiv i klubit nga Torino, Cristiano Giuntoli, po punon intensivisht për të ulur faturën e pagave.

Sipas “Corriere dello Sport”, Juventusi synon t’i ofrojë francezit një marrëveshje dy-vjeçare për të shpërndarë pagën e tij prej 7.5 milionë euro, pasi dëshira është për të mbajtur lojtarin, por edhe të lehtësojë faturën e pagave.

Tashmë thuhet janë hapur bisedimet me përfaqësuesit e 29-vjeçarit, por detajet do të nisin të diskutohen pas finales së Kupës së Italisë.

Adrien Rabiot ka premtuar se do të marrë një vendim para Kampionatit Evropian “Euro 2024”.