Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > NISMA për takimin e kryeministrit dhe kreut të PDK-së “Memli Krasniqi zgjodhi të dakordohet me Albin Kurtin para koordinimit me opozitën”

NISMA për takimin e kryeministrit dhe kreut të PDK-së “Memli Krasniqi zgjodhi të dakordohet me Albin Kurtin para koordinimit me opozitën”

Pas takimit ndërmjet kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, ka ardhur një reagim nga partia Nisma Socialdemokrate.

Nga kjo parti po e cilësojnë si të pamatur dhe të dëmshëm veprimin e PDK-së duke theksuar se “amniston keqqeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por edhe legjitimon kursin e gabuar diplomatik të kësaj qeverie”.

“I pamatur e i dëmshëm, veprimi politik i cili në vete jo vetëm se amniston keqqeverisjen e brendshme të Albin Kurtit, por edhe legjitimon kursin e gabuar diplomatik të kësaj qeverie.

Kosovës i ka munguar zëri opozitar, andaj kërkesa për bashkërendimin e opozitës ka qenë natyrale, derisa hezitimi për të qenë pjesë e një fronti të bashkuar tanimë po deshifrohet me nxitimin e Memli Krasniqit, i cili para koordinimit me opozitën zgjodhi të dakordohet me Albin Kurtin” thuhet në reagim.

Tutje theksohet se shpërndarja e Kuvendit pa dorëheqje ose shkarkim të qeverisë është bartje e fajit nga qeveria te Kuvendi.