Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas shtatores, përurohet rruga “Nënë Tereza” në Lisbonë, ambasadori i Kosovës në Portugali: Simbol i miqësisë mes dy vendeve

Pas shtatores, përurohet rruga “Nënë Tereza” në Lisbonë, ambasadori i Kosovës në Portugali: Simbol i miqësisë mes dy vendeve

Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu ka njoftuar se një rrugë në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, e ka marrë emrin “Nënë Tereza”.

Kryeziu që së bashku me kryebashkiakun e Lisbonës, Carlos Moedas përuruan rrugën me emrin “Nënë Tereza”, shkroi në Facebook se vitin e kaluar kishin vendosur edhe shtatoren e saj “si një dhuratë nga Kosova për popullin e Portugalisë”.

“Skulptori Butrint Morina skaliti për mrekulli një simbol të miqësinë mes dy vendeve dhe ndezi një fener shprese e frymëzimi për të ndjekur shembullin e saj të dashurisë së pakushtëzuar”, shkroi Kryeziu.

Ambasadori shkroi se kjo është “një memorje e përheshme këtu në zonën premium të Lisbonës për vepren dhe ndikimin universal që Nënë Tereza pati në shërbim të njerëzimit”.

“Mbështetja e Keyetarit Moedas ka qenë e rëndësishme në nxitjen e lidhjeve të forta diplomatike dhe promovimin e shkëmbimit kulturor midis kombeve tona. Angazhimi i tij për të nxitur një mjedis mikpritës dhe gjithëpërfshirës e ka bërë produktive dhe të paharrueshme marrëdhënien tonë me kryeqytetin. Nderim dhe mirënjohje”, shkroi Kryeziu.