Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Publikohet fotografia e polices që u gjet e vdekur në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Publikohet fotografia e polices që u gjet e vdekur në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje

Një zyrtare policore dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në shtëpinë e saj në Gjilan.

Sinjali raporton se viktima është Lumnije Dervodeli -Borovci dhe se e njëjta qe një kohë të gjatë ka vuajtur nga një sëmundje.

Rastin për medie e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani. Ai tha se policja është e moshës rreth 46 vjeçare.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informata se një pjesëtare e PK-së rreth 46 vjeçare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla është nisur menjëherë ne atë drejtim, gjithashtu edhe njësitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”, ka thënë ai për Express.