Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Beqa i PDK-së: Kjo Qeveri nuk ia vlen të shkojë më tutje!

Beqa i PDK-së: Kjo Qeveri nuk ia vlen të shkojë më tutje!

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa thotë se çështja e dinarit nuk është dashtë të shkojë fare në dialog.

Beqa në një prononcim për GazetaBlic thekson se, kjo çështje do të duhej të zgjidhej përmes BQK-së dhe Republikës së Kosovës.

“Kjo çështje është dashtë të mos shkojë hiç në dialog, por të zgjedhet brenda Bankës Qëndrore dhe Republikës së Kosovës, është kohë e humbur e deligacionit të Kosovës sikur kohën që e ka humbur edhe në shumë raste tjera”, tha Beqa.

Sipas Beqës, Kosova do të duhej të fokusohej më shumë në anëtarësimin në KiE dhe në heqjen e sanksionve.

Tutje, ai shton se Qeveria e Albin Kurtit duhet të përfundojë mandatin sa më shpejt.

“Mendoj se energjia e delegacionit të Kosovës është dashtë të fokusohet tek anëtarësimi në KiE, po bëhet një vit që jemi në sanksione dhe nuk ka asnjë kuptim negocimi për dinarin”