Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Bajrami reagon ndaj Qeverisë për borxhin publik: Qeveria krenare që nuk ka punu asgjë

Bajrami reagon ndaj Qeverisë për borxhin publik: Qeveria krenare që nuk ka punu asgjë

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar Ministrisë së Financave për borxhin publik, raporton TV Arbëria.

Bajrami përmes një postimi në facebook thotë se gjatë tri viteve kjo qeverisje nuk ka asnjë projekt madhor, dhe hedh kritika për mospunë dhe dembeli.

“Kur pas tri viteve s’keni qënë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh: as një rrugë magjistrale, asnjë urë, asnjë hekurudhë, nuk keni ndërtu 160 çerdhet e premtuara, 5 shtepitë për të moshuarit, nuk keni renovu asnjë shkollë, nuk keni ndërtu as një spital dhe nuk e keni lënë asnjë shënjë të vetme për tu kujtuar për të mirë – krenoheni me borxhin publik të ulët?! Kjo i bjen me u krenu me mospunë dhe dembeli”, ka shkruar Bajrami.

Tutje Bajrami ju drejtohet me një pyetje pushtetit rreth borxhit publik dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, e në fund ju thotë koncentrohuni.

“Në anën tjetët është pikërisht shumica/qeveria që çdo ditë ankohën se ”janë rreth 300 milionë euro kredi përmes marrëveshjeve ndërkombëtare që presin për tu votuar në Kuvend”, e në të njëjtën kohë lavdërohen se e kanë ulë borxhin publik. Tash a është ulë borxhi publik që s’po ju votohen marrëveshjet në Kuvend apo s’po doni ju me i votu marrëveshjet që me mbajtë borxhin publik të ulët. Ju lutem, koncentrohuni!”, shkruan nënkryetarja e LDK-së.

“Andaj kur folni për zvogëlim të borxhit publik, bëhuni të sinqertë dhe folni edhe për kosoton oprtune të këtij fenomeni. Ju jeni me pak se një ‘zero sum game’, sepse dëmi që po i bëni vendit tejkalon shumfish benefitet e juaj nga pushtetit”, shkruan ajo në facebook. /TV Arbëria

Powered by WordPress