Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se Izraeli mund të ketë përdorur armët tona në Gaza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se Izraeli mund të ketë përdorur armët tona në Gaza

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se Izraeli mund të ketë përdorur armët amerikane duke shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në disa raste në luftën e Gazës, raporton BBC.

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se është e arsyeshme për të vlerësuar se armët amerikane janë përdorur në mënyra “jokonsistente” me obligimet e Izraelit.

Mirëpo është arsyetuar se Izraelit i është dashur të përballet me sfida të jashtëzakonshme ushtarake në luftën ndaj Hamasit në Gaza.

Raporti, i urdhëruar nga Shtëpia e Bardhë, është dorëzuar në Kongres të premten.

Dokumenti gjithashtu deklaron se qeveria amerikane nuk ka “informacione të plota” për të verifikuar vlerësimin.

Sidoqoftë, në dokument thuhet se mbështetja e Izraelit në armët e prodhuara nga SHBA-ja “është e arsyeshme për t’u vlerësuar” se i kanë përdorur që prej fillimit të luftës më 7 tetor.