Shteti i Zvicrës ka ngadhënjyer në festivalin evropian të këngës “Eurovision 2024”.
Nemo me këngën e tij “The Code” ka arritur t’i fitoj votat maksimale të publikut dhe të jurive nga shumica e shteteve pjesëmarrëse.
Interpretimi i këngëtarit helvetian u zgjodh më i miri në konkurrencën prej 25 përfaqësuesve të shteteve të ndryshme që performuan në finale të Eurosongut.
Vendin e dytë e fitoi Kroacia ndërsa në të tretin u rendit Ukraina.