Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haradinaj i përgjigjet ftesës së Kurtit: Sa i përket temës së kësaj darke, besoj se kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare

Haradinaj i përgjigjet ftesës së Kurtit: Sa i përket temës së kësaj darke, besoj se kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Kurti, raporton TV Arbëria.

Haradinaj ka thënë se tema e këtij takimi varet nga shefat e grupeve parlamentare.

“Sa i përket temës së kësaj darke, kjo besoj bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentar”, thuhet në përgjigjen e kryetarit të AAK-së ndaj ftesës së kryeministrit Kurti.

Haradinaj tutje ka thënë se kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe i gjithë grupi parlamentar do të diskutojnë dhe do të gjejnë një gjuhë, e cila pastaj do të përcjellet në Kuvendin e Kosovës.

“Ndërsa, nëse ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, atëherë, këtë çështje mund ta trajtojmë në një kohë tjetër, në një mënyrë tjetër që të përafrojmë qëndrimet që janë me interesa nacional”, thotë tutje Haradinaj.

Ndryshe, ftesën e Kurtit më 13 maj e ka refuzuar grupi parlamentar i LDK-së. /TV Arbëria

Powered by WordPress