Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit Kurti, për darkën e 13 majit.
Abdixhiku në letër e ka konsideruar si të vonuar përpjekjen e Kurtit për të gjetur një klimë bashkëpunimi.
Për çështjen e ngritur në letër lidhur me përmbushjen e agjendës legjislative, Abdixhiku ka thënë se është çështje që diskutohet në Kryesi të Kuvendit ku partitë politike dhe përfaqësusit politik i japin qëndrimet.
Ndërsa për marrëveshjet ndërkombëtare, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja i konsideron mbi politikat ditore dhe do të vazhdojë t’i votojë siç i ka votuar.