Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një serb për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës

Arrestohet një serb për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet S.M., i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës, për veprat penale “që kanë të bëjnë me kapitullin e veprave penale kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës’’.

Gjithashtu, ndaj të arrestuarit S.M., Prokuroria Speciale tha se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shkak të veprave të lartcekura.