Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se do të marrë pjesë në darkën e punës të ftuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti. Pjesëmarrës, do të jetë kreu i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi.
Faton Abdullau, zëdhënës i partisë, në një përgjigje për Nacionalen, ka konfirmuar ftesën dhe pjesëmarrjen për të hënën.
”Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim.” – ka thënë ai.
Tutje, Abdullahu është shprehur se Krasniqi shkon në këtë takim për të diskutuar rreth mundësisë së caktimit të datës për zgjedhje të reja.
”Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja.” – u shpreh zëdhënësi i PDK-së.